Nuk ka surpriza/ Klosi zbardh emrat e anëtarëve të Kryesisë së re të PS-së dhe Sekretariatit: Që nga nesër fillon puna për fushatën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shtator 2024, 16:31
Asambleja Kombëtare e PS-së ka zgjedhur anëtarët e rinj të Kryesisë, pas votimit të 350 anëtarëve të forumit më të lartë politik të dalë nga Kongresi Zgjedhor.
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi bëri me dije emrat e Kryesisë së re të PS, që përbëhet nga 5 burra dhe 5 gra.
Ata janë: Albana Kociu, Anila Denaj, Etilda Gjonaj, Klodiana Spahiu, Lindita Nikolla, Arben Pëllumbi, Erion Brace, Eduart Shalsi, Igli Hasani, Toni Gogu.
Sekretariati i PS:
Sekretar i Përgjithshëm – Blendi Klosi
Sekretari për Organizimin dhe për Zgjedhjet: Damian Gjiknuri
Sekretare për Diasporën – Zerina Bruci
Sekretare e Programit, Milva Konomi
Sekretar për Rininë – Roi Basha
Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë, Romina Kuko
Sekretare e Gruas, Evis Kushi
