VIDEO/ Me dosje në dorë, Rama mbërrin në Durrës për Asamblenë Kombëtare të PS, votohet sot Kryesia e re dhe Sekretariati

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Durrës ku do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS.

Sipas raportimeve edhe disa nga socialistë kanë mbërritur në vendin e takimit, ndërsa mbledhja pritet të nisë në orën 11:00. Rama do të jetë i pari që do të mbajë fjalën në mbledhje. 

Me anë të një postimi në Facebook, kreu i PS tha më herët se sot do të zgjidhet ekipi drejtues i PS, që do të nisë edhe punën për të ndërtuar, siç thotë ai, skuadrën e re përfaqësuese PS 2030.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje nga salla ku sot në Durrës do të zgjedhim ekipin drejtues të Partisë Socialiste, e do të nisim punën për të ndërtuar skuadrën tonë të re përfaqësuese PS2030 për SHQIPËRINË2030, ju uroj të diel të bukur”, shkruan Rama.