Kombëtarja U-17 turpërohet në Tiranë, mundet me tre gola nga Luksemburgu

Kombëtarja shqiptare U-17 zhvilloi sot takimin e dytë miqësor me Luksemburgun U-17.

Ndeshja e luajtur në “Shtëpinë e Futbollit” përfundoi me fitoren e Luksemburgut me rezultatin 3-0 duke shënuar një rezultat të turpshëm të skuadrës së drejtuar nga trajneri Andrea Tedesco.

Shqipëria U-17 e nisi më mirë ndeshjen, por i mungoi fati në disa raste të pastra për shënim.