Gallagher thyen heshtjen për largimin nga Chelsea: Nuk mendoj se kjo është e vërtetë

Mesfushori anglez, Conor Gallagher ka reagur më në fund në lidhje me largimin e tij të befasishëm nga Chelsea për t’u transferuar te Atletico Madridi këtë verë.

Sipas The Guardian, kishte sugjerime që Gallagher u shit te Atletico Madrid në verë, sepse ai nuk i përshtatej stilit të futbollit të trajnerit të ri, Enzo Maresca.

Megjithatë, Gallagher mohoi diçka të tillë kur u pyet për këto thashetheme.

“Nuk mendoj se kjo është e vërtetë. Sezonin e kaluar pata një sezon të mirë me Chelsean dhe ju mund ta shihnit nga që Pochettino luajti me mua çdo ndeshje dhe duke treguar besimin e tij tek unë. Tifozët e vlerësuan atë që bëra në fushë”, ka thënë fillimisht Mesfushori.

Në reagimin e tij nuk mungon as mirënjohja për Pochettinon

“Më dha atë platformë për të shkuar dhe të shpreh veten dhe të tregoj versionin më të mirë të vetes sime te Chelsea”, shrkuarn ai duke shtuar se largimi ishte vendim I klubit, “Chelsea merr vendimet e veta dhe ata kanë sjellë disa lojtarë të mirë me kontrata të gjata. Kjo nuk ishte situata me mua, por ajo që ndodhi është e mirë për të gjithë”

Gallgher pati një sezon të shkëlqyer në Stamford Bridge nën drejtimin e Pochettinos, i cili u shkarkua në qershor. Ai shënoi pesë gola dhe asistoi shtatë të tjerë në të gjitha ndeshjet.