SHBA akuzon hakerat rusë për shënjestrimin e Ukrainës dhe vendeve të NATO-s
SHBA zbuloi akuza të reja kundër pesë anëtarëve të agjencisë së sekrete ushtarake të Rusisë.
Departamenti amerikan i Drejtësisë (DOJ) pretendoi pesë oficerë të agjencisë ruse, të njohur si GRU, si të përfshirë në sulme kompjuterike “shkatërruese” që synonin sistemet kompjuterike civile në Ukrainë dhe në mbarë botën.
Pesë oficerët, së bashku me një civil, i cili tashmë ishte nën akuzë për komplot për të kryer ndërhyrje kompjuterike, dyshohet se “u përfshinë në një komplot për të hakuar… dhe shkatërruar sistemet kompjuterike të lidhura me qeverinë ukrainase përpara pushtimi rus i Ukrainës”, tha DOJ në një deklaratë.
“Të pandehurit e bënë këtë me qëllim që të ngjallin shqetësim tek qytetarët ukrainas në lidhje me sigurinë e sistemeve të tyre qeveritare dhe të dhënave personale”, shtoi ai.
‘’Sistemet dhe të dhënat e qeverisë ukrainase ishin në shënjestër, si dhe vendet që ofruan mbështetje për Ukrainën, duke përfshirë SHBA-në dhe 25 vende të tjera të NATO-s’’, tha DOJ.
“Departamenti i Drejtësisë qëndron i bashkuar me partnerët dhe aleatët tanë në mbështetjen e popullit ukrainas në vazhdën e pushtimit të paligjshëm dhe të padrejtë të Rusisë”, theksoi ai. SHBA ofron një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacion mbi të pandehurit.
