Bjellorusia ngre avionët luftarakë, rrëzon dronët e Rusisë

Bjellorusia ka ngritur të enjten avionët luftarakë për të rrëzuar dronët rusë Shahed mbi territorin e saj. Dy dronë sulmues Shahed hynë në distriktin juglindor (Gomel) të Bjellorusisë, fqinje me Ukrainën dhe Rusinë rreth orës 1 të mëngjesit, sipas Projektit Belarusian Hajun, një degë e pavarur e monitorimit ushtarak.

Bjellorusia ngriti avionë luftarakë nga baza e saj ajrore Baranovichi rreth orës 1:30 të mëngjesit, 2:20 të mëngjesit dhe në orën 3:10 të mëngjesit.

Mjetet ajrore pa pilot Shahed (UAV) të prodhimit iranian janë përdorur gjerësisht nga Rusia në luftën në Ukrainë.

Aviacioni u përdor për herë të parë në Bjellorusi për të rrëzuar një dron Shahed më 29 gusht.

Kanalet Bjelloruse Telegram raportuan gjithashtu se rënia e mbeturinave nga dronët shkaktoi zjarre.

Bjellorusia ngre avionët luftarakë, rrëzon dronët e