Mas*akra në gjimnazin në SHBA/ Autori i krimit dyshohet një 14-vjeçar, sulmi u paralajmërua me një telefonatë kërcënuese: Do të ketë të shtëna në pesë shkolla...
Të paktën katër persona u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën ditën e sotme si pasojë e një sulmi me armë zjarri në një shkollën e mesme Apalacheenë Xhorxhia të SHBA-së.
Burime të zbatimit të ligjit thanë më herët se rreth 30 persona u plagosën nga të shtënat, ndonëse ishte e paqartë se sa prej atyre lëndimeve janë nga plagët me armë zjarri. Autori i dyshuar i suolmit sipas CNN besohet të jetë një djalë 14-vjeçar, i cili është gjallë dhe ndodhet në paraburgim. Sipas raportimeve ende nuk dihet nëse adoleshenti ka ndjekur atë shkollë.
Shkolla e mesme kishte marrë një kërcënim telefonik para se të ndodhte sulmi, thanë për CNN zyrtarë të shumtë të zbatimit të ligjit. Telefonata e së mërkurës në mëngjes paralajmëroi se do të kishte të shtëna në pesë shkolla dhe se Apalachee do të ishte i pari. Nuk ka asnjë informacion se kush e ka bërë thirrjen, ndërsa zyrtarët hetimorë po hetojnë se nga e ka origjinën.
Shtetet e Bashkuara kanë pësuar të paktën 385 të shtëna masive deri më tani këtë vit, sipas Arkivit të Dhunës me Armë , i cili, i përkufizon të shtënat masive si ato në të cilat qëllohen katër ose më shumë viktima. Kjo është një mesatare prej më shumë se 1.5 të shtëna masive çdo ditë.
