Del nga rruga mjeti në aksin “Qafë Thanë-Pogradec”, drejtuesi dhe pasagjerja transportohen në spital

Një aksident është regjistruar sot rreth orës 11:40, në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Lin.

Një mjet ka dalë nga rruga dhe  për pasojë kanë mbetur të lënduar, drejtuesi dhe pasagjerja. Dy shtetasit janë transportuar ë spital, ku po marrin ndihmë mjekësore. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Rreth orës 11:40, në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Lin, shtetasi A. Xh., 68 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi A. Xh. dhe pasagjerja në automjet, shtetasja K. Xh., po marrin mjekim, në spital, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.