Do sjellë presidentin në Shqipëri, avioni shtetëror izraelit shfaq probleme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shtator 2024, 13:25
Avioni shtetëror izraelit ka shfaqur probleme për herë të dytë brenda dy muajsh.
Sipas medieve izraelite, avioni u dëmtua në krah teksa po tërhiqej drejt hangarit.
Autoritetet thonë se avioni i njohur edhe si Krahu i Zionit, duhet të rregullohet në kohë pasi duhet të transportojë javën që vjen presidentin e Izraelit, Isaac Herzog për një vizitë në Shqipëri.
Avioni bëri fluturimin inaugurues në korrik, por më pas shfaqi probleme për shkak të një krisje në dritaren e kabinës së pilotëve.
