Zejnaj: Kurti po fiton pikë në elektoratin e tij, por po humb te ndërkombëtarët, Serbi po fiton terren
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shtator 2024, 19:54
Përmes një interviste në Ora News, politologu Argjend Zejnaj tha se zhvillimet e fundit po tregojnë se po kalojmë nga një etapë shtet bashkëpunues me perëndimit, në një shtet nuk bashkëpunon me ta.
Zejnaj: Jemi mësuar me veprimet e dhe deklaratat e Kurtit që e shpjegojnë Kosovën e plotë dhe sovrane. Deri këtu jemi në rregull, por këto zhvillimet e fundit po tregojnë se po kalojmë nga një etapë shtet bashkëpunues me perëndimit, në një shtet nuk bashkëpunon me ta.
Këto po ndodhin në një kohë kur Serbia, me gjithë diversitet e saj dhe aleancën me Rusinë, po fiton terren me aleatët që dje Kosova i kishte shumë të mira. Këto veprime e forcojnë lidhjen e Kurtit me elektoratin e vet, por e dobësojnë me aleatët e Kosovës.
