Dashevci: Serbi po tenton që të krijojë tensione në veri, por Kosova nuk i mbyll kufijtë

Përmes një interviste në Ora News, eksperti i sigurisë Arben Dashevci tha se ka tentime dhe veprime të Serbisë për të krijuar dhe për të mbajtur agjendën e sigurisë në një status quo, për të bllokuar 2-3 kufij me Serbinë.

Dashevci: Ka tentime dhe veprime të Serbisë për të krijuar dhe për të mbajtur agjendën e sigurisë në një status quo, për të bllokuar 2-3 kufij me Serbinë, duke pasur parasysh se të gjithë ne po ndjekim vlerat evropiane.

Tani po vjen edhe ky tentim he tensionim i situatës. Duhet ta dimë sepse një gjë e tillë mund tu sjellë dëme serbëve dhe mallrave të tyre, sepse ne nuk i bllokojmë kufijtë tanë. Këto veprime nuk janë aspak logjike, por tek e fundit është problemi i Serbisë.