Suedezëve nuk u pëlqen shoqërimi i nuses në altar nga… babai!
Nuk është tradita jonë shoqërimi i nuses në altar nga babai, pretendojnë dy pastorë të Kishës Luterane në Suedi, shkruan adnkronos.it.
Çështja lindi nga një prirje e kohëve të fundit për ta, pra ai i babait të nuses që e shoqëron atë në altar.
Sara Waldenfors, pastor i Nyloses, Goteborg, dhe anëtare e Partisë Social-demokrate të opozitës së vendit, së bashku me Jesper Eneroth, parashtruan propozimin e ndalimit.
Motivimi?
“Është një zgjedhje patriarkale”, theksojnë ata.
”Tendenca relativisht e re, ku babai e shëtit nusen nëpër korridor dhe ia kalon atë burrit të saj, nuk është pjesë e traditës sonë të kishës”, thanë pastorët për gazetën ”British Observer”.
”Edhe pse skena është e këndshme për çiftet e ardhshme, ne nuk mund të injorojmë atë që simbolizon”, theksojnë ata.
