Mikela dhe Efi i japin fund miqësisë?! I heqin follow-in njëra-tjetrës në Instagram
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shtator 2024, 13:36
Edhe pse për shumë kohë qëndruan të pandara ndaj njëra tjetrës, Efi Dhedhes dhe Mikela Pupa i kanë dhënë fund miqësisë së tyre. Po të hedhësh një sy në rrjetet sociale të tyre vihet re se ato nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në rrjetet sociale.
Efi pak kohë më parë ishte e ftuar edhe te festa ku Mikela zbuloi gjininë e fëmijës që pret, por tanimë nuk dihet se çfarë është bërë shkas për prishjen e miqësisë.
Kujtojmë se Mikela dhe Efi janë njohur në ekran, në emisionin “Përputhen” dhe më pas u futën së bashku në “Big Brother Vip Albania”, por aventura e Mikelës përfundoi shumë shpejt.
