FOTO/ Pas suksesit ndërkombëtar me Marshmellon, Tayna konfirmon një duet me...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2024, 18:00
Këngëtarja e njohur, Doruntina Shala, e njohur me emrin e artit si Tayna, ka paralajmëruar një surprizë për ndjekësit e saj.
Në një postim në rrjetin social "Instagram", ajo ka uruar për ditëlindje Loredanën, ku gjithashtu ka treguar se një surprizë do të vijë së shpejti.
Tashmë prej disa ditësh aludohet se dyshja do të sjellin një duet dhe kjo foto duket se e konfirmon.
Kjo vjen pas suksesit të këngës "Si ai", këngë që erdhi gjithashtu në bashkëpunim edhe me Marshmello dhe Ukay, e cila u bë hit ndërkombëtar.

