Filmi për Trump publikohet përpara nëntorit/ Drama vendoset në vitet '80 me shumë pikëpyetje brenda
Filmi biografik për Donald Trump, me titullin "The Apprentice", pritet të prezantohet për publikun para zgjedhjeve të nëntorit për shtëpinë e bardhë.
Sipas Hollywood Reporter , filmi i cili u shfaq premierë në festivalin e filmit në Kanë, do të dalë në kinema më 11 tetor. Aktori që do të mban rolin e ish presidentit është Sebastian Stan, 42-vjeçari rumuno amerikan.
"The Apprentice" tregon pjesërisht marrëdhënien e 78 vjeçarit me këshillat e avokatit Roy Cohn, që luhet nga Jeremy Strong.
Ekipi i Trump ka dashur ta ndalojë publikimin e këtij krijimi me pretendimin se përmban mesazhe me qëllim negative për figurën e kandidatit për president.
Sido që të jetë, me vështirësitë e dukshme ligjore për publikimin e tij dhe luftën nga prodhuesit dhe investitorët filmi duket se i rezistoi të gjitha debateve.
Drama është e vendosur ne vitet '80 dhe ka bere buje pasi përmban një skenë në të cilën Trump sulmon seksualisht gruan e tij ne atë kohe, Ivanën.
Në vitin 1990, gjatë procedurave të divorcit, Ivana e kishte akuzuar ish presidentin për një akt të tillë, denoncim nga i cili ajo më vonë hoqi dorë.
Që nga vitet 1970, të paktën 26 gra e kanë akuzuar Trumpin për sulm seksual ose ngacmim, por ky i fundit i ka mohuar të gjitha akuzat.
Skena e dhunimit është kritikua gjithashtu nga mbështetësi miliarder i filmit Dan Snyder, i cili kontribuoi duke besuar se portretizimi ishte pozitiv.
Por vetë regjizori tha në Kanë: “Nuk mendoj se është një film që Trump nuk do ta pëlqente. Nuk mendoj se do t'i pëlqejë domosdoshmërisht, por mendoj se do të befasohet.”
