Zelensky shkarkon shefin e forcave ajrore, pas rrëzimit të një avioni ”F-16”
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka shkarkuar komandantin e forcave ajrore të Ukrainës në mes të debatit mbi shkatërrimin e një prej avionëve të rinj të vlefshëm luftarakë të vendit, një avion tip ”F-16”, sipas BBC.
Zelensky nuk specifikoi arsyen e shkarkimit të gjenerallejtënant, Mykola Oleshchuk, por tha se ”ai kishte përgjegjësinë të kujdesej për të gjithë luftëtarët tanë”.
”F-16”, i prodhuar në SHBA, një nga disa të dorëzuar në fillim të këtij muaji nga aleatët perëndimorë të Ukrainës, u rrëzua të hënën duke vrarë pilotin.
Edhe pse kjo ndodhi gjatë një breshërie raketash ruse, Ukraina tha se shkaku i rrëzimit nuk ishte rezultat i drejtpërdrejtë i një sulmi armik dhe se gjenerali Oleshchuk u grind me disa politikanë se kush ishte fajtori për humbjen.
Në një postim në Telegram, Zelensky tha se kishte vendosur të zëvendësonte gjenerallejtënantin Oleschuk, duke vënë në dukje se “në nivelin e komandës, ne duhet të forcojmë veten dhe të mbrojmë njerëzit tanë”.
Forcat ajrore të Ukrainës thanë se viktima ishe koloneli Oleksiy Mes.
“Ai luftoi heroikisht betejën e tij të fundit në qiej”, thanë ato.
”Gjenerallejtënanti, Anatolii Kryvonozhko u emërua komandant i përkohshëm i forcave ajrore të Ukrainës”, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë në një deklaratë. Ai ka mbikëqyrur më parë komandën ajrore qendrore, duke udhëhequr operacionet në qendër të vendit.
