Me VIDEO/ "Me kokë nga Jala” - Ilir Meta “braktis” të rinjtë dhe i bashkohet miqve zvicerianë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Gusht 2024, 19:32
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, duket se po i shijon ditët e qëndrimit në kampingun e të rinjve të PL-së në Jalë.
Pas bisedave me të rinjtë, Meta i është bashkuar disa miqve zvicerianë, nga jahti i të cilëve është hedhur dhe në ujin e detit në zonën e Jalës.
“Një hedhje përshëndetëse me Jalën dhe miqtë zvicerianë!”, shkruan presidenti i PL-së, Ilir Meta, në videon bashkëngjitur të publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale.

