'E ka kokën e madhe'/ Paris Hilton reagon ashpër ndaj komenteve tallëse për djalin

Paris Hilton ka reaguar ndaj njerëzve që tallen me djalin e saj, Phoenix. Ylli i famshëm shpesh publikon fotografi me fëmijët në Instagram, por thotë që merr komente mizore. Shumë kanë shkruar ndër të tjerash se djali i saj e ka ‘kokën e madhe’.

“Fëmijë qesharakë”, “Nuk më duken normalë”, “Këtë fëmijë duhet ta ketë sjellë në jetë një magjistar” – janë vetëm disa nga komentet që po e shqetësojnë modelen. Më pas, Paris iu përgjigj komenteve negative për fëmijët.

“Kur jeton në qendër të vëmendjes komentet janë të pashmangshme. Por nëse synon fëmijën tim është e papranueshme. Kjo më dhemb aq shumë sa nuk e shpreh dot me fjalë. Përpiqem shumë që djali im të jetë i rrethuar nga dashuri, nëse nuk postoj foto të fëmijës tim, njerëzit do të thonë që nuk jam nënë e mirë kur postoj, hyjnë dhe shkruajnë me plot urrejtje”, tha ajo.