Milani hidhet në sulm për Abraham, gati të sakrifikojë Saelemaekers

Milani do të ndërhyjë sërish në merkato, teksa objektivi është sulmuesi Tammy Abraham. Kuqezinjtë dhe Roma kanë arritur një marrëveshje mbi bazën e një operacioni që përfshin shkëmbimin e fanellave midis Abrahamit dhe Saelemaekers.

I pari do të forcojë repartin e avancuar të kuqezinjve, duke i ofruar Fonseca-një alternativ të mirë për Morata-n.

Anësori belg shton opsionet në krahë (si mbrojtës dhe sulmues) për De Rossin. Sipas Fabrizio Romano, kuqezinjtë do t’i paguajnë Romës një shumë prej 10 milionë eurosh.

Fillimisht u duk se ardhja e Abrahamit te Milani mund të varej nga shitja e Jovic.

Kuqezinjtë, megjithatë, duke pasur parasysh edhe problemet fizike që ka pësuar Morata, kanë vendosur ta mbyllin gjithsesi akordin me sulmuesin anglez, i cili do të arrijë pavarësisht nga shitja e mundshme e serbit.

Lojtari anglez nuk ka pasur hapësira te Roma në këtë fillim sezoni, nda dhe transferimi te Milani mund të jetë një zgjedhje shumë e mirë dhe për të.