Dinamo Zagreb ia del, Arbër Hoxha me shokë kualifikohen në Champions
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Gusht 2024, 21:34
Dinamo Zagreb do të luajë në Champions League. Klubi kroat siguroi një biletë për në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, pas suksesit 0-2 ndaj Qarabag, ndërsa ishte fituar edhe ndeshja e parë me shifrat 0-3.
Për skuadrën nga Zagrebi Arbër Hoxha e nisi nga stoli, për t’u aktivizuar në pjesën e dytë. Te Qarabag, Xhixha nuk u aktivizua. Sa i takon sfidës, takimi u vendos nga Pjaca dhe një autogol i Pjacas.
