Anija greke me 150.000 tonë naftë që u sulmua nga rebelët Houthi një rrezik i madh!
Anija greke me 150.000 tonë naftë që u sulmua nga rebelët Houthi disa ditë më parë vijon të jetë ende nën pushtetin e flakëve. Pentagoni i pa fuqishëm për të ndërhyrë, pasi Houthi ka kërcënuar se do t’i sulmonin, thotë se nafta po rrjedh në det, dhe se po punohet me partnerët për të zbutur çdo ndikim të mundshëm mjedisor.
Një cisternë nafte e cila u sulmua nga rebelët Houthi të Jemenit në Detin e Kuq, javën e kaluar është ende në zjarr dhe pentagoni thotë se ajo mund të jetë duke shkarkuar karburant.
Zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajor Patrick Ryder tha se dy rimorkiatorë ishin dërguar për të shpëtuar anijen e goditur, por Houthi-t kishin kërcënuar se do t’i sulmonin.
Në deklaratën e tij ai bën me dije se SHBA-ja po punonte me partnerët në rajon në përpjekje për të zbutur çdo ndikim të mundshëm mjedisor.
Anija po transporton më shumë se 150,000 ton, ose një milion fuçi – naftë bruto, dhe një sasi e tillë e hedhur në det ka potencialin të jetë ndër ndotjet më të mëdhatë nga një anije në histori. Madje shumë herë me e madhe se katastrofa e Exxon Valdez e vitit 1989 , e cila lëshoi 257,000 fuçi në brigjet e Alaskës.
Sounion u godit fillimisht me armë zjarri nga dy varka të vogla të mërkurën e kaluar e më pas nga tre predha të cilat ndezën një zjarr.
25 anëtarët e ekuipazhit të saj u shpëtuan nga një luftanije evropiane një ditë më vonë dhe u transportuan në Xhibuti.
Cisterna e naftës më vonë u sulmua përsëri, dy ditë më vonë Houthi-t postuan një video që supozohet se tregonte se i vunë zjarrin.
Houthitë e mbështetur nga Irani, të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit, thonë se kanë sulmuar edhe anijet të tjera në Detin e Kuq në mbështetje të palestinezëve në luftën midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.
Pretendimet e tyre janë se kanë fundosur dy anije dhe kanë vrarë të paktën dy anëtarë të ekuipazhit në atë kohë.
Shpesh kanë deklaruar se po synojnë anije të lidhura vetëm me Izraelin, SHBA-në ose Britaninë e Madhe.


