NË GARË ME MAFIAN NIGERIANE/ 300 persona u arrestuan për krimin kibernetik, u shtrinë në mbarë botën
Një operacion policor mbarëkombëtar, i koduar “Jackal III”, ka goditur kultin mafioz Nigerian të njohur si Black Axe. Misioni i udhëhequr nga Interpol është shtrirë në 21 shtete, duke bërë të mundur arrestimin e 300 personave, dhe sekuestrimin e miliona pasurive. Megjithatë, kërcënim i sëpatave te zeza vijon të jetë prezent!
Njësitë policore në mbarë botën bashkuan forcat në një seri operacionesh të fshehta, për të goditur një prej rrjeteve kriminale më të frikshme të Afrikës Perëndimore – të quajtur Black Axe.
300 persona ranë në prangat e policisë, të dyshuar per lidhje të ngushta me grupin famëkeq që akuzohet për një mori mashtrimesh financiare në mbarë botën, vrasje, trafikim dhe prostitiucion.
Gjatë operacionit të koduar, Jackal III, i cili u koordinua nga Interpol, u bë e mundur sekuestrimi i 3 milion dollarëve, asete të paligjshme, si dhe u ngrinë 700 llogari bankare, në të paktën 21 shtete.
"Ata janë shumë të strukturuar. Këto sindikata kriminale janë adoptues të hershëm të teknologjive të reja... " tha për BBC-së Tomonobu Kaya, një zyrtar i lartë në Qendrën e Interpolit për Krimet Financiare dhe Kundër Korrupsionit.
Kjo nuk është hera parë, që mafia globale goditet nga policia. Në vitin 2022 , përmes operacionit “Çakalli”, u arrestuan dhjetëra persona, si dhe u sekuestruan dhjetëra asete, si dhe pajisje elektronike, që i shërbenin aktivitetit kriminal. Por pavarësisht punës intensive të policisë, grupi mbetet i fortë.
Nigeria ka njohur protesta të vazhdueshme kundër krimit, ndërsa popullsia vuan gjithashtu dhe nga varfëria ekstreme, me të paktën 87 milion banorë në kufijtë e varfërisë, sipas Bankës Botërore.


