Fitorja e dytë në Seria A, Juventus triumfon ndaj Veronës 0-3 në transfertë

Thiago Motta e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer aventurën e tij në krye të Juventusit. Bardhezinjtë ka triumfuar 0-3 në transfertë ndaj Veronës, rezultat i njëjtë me atë të ndeshjes së parë ndaj Como-s.

Serbi Vlahovic shkëlqeu me dy gola në këtë sfidë, ndërsa një u shënua nga i riu Savona. Juventusi dominoi edhe në lojë duke mos e vënë në asnjë moment në diskutim rezultatin e në këtë sfidë të dytë të Serie A.

Ndërkohë, Verona u rikthye me këmbë në tokë pas asaj fitoreje 3-0 ndaj Napolit në takimin e parë.

Në ndeshjen tjetër të së hënës në Serie A nuk pati fitues, Cagliari-Como u mbyll në barazim 1-1. Pas dy javëve të para, Juventusi është në krye me 6 pikë, 6 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar.