Pas eksperiencës në BBV dhe moderimit, Beniada Nishani i futet botës së muzikës! Modelja publikon këngën e parë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Gusht 2024, 14:11
Modelja e njohur Beniada Nishani, pas eksperiencës në Big Brother Vip Albania 1 dhe moderimit, tashmë i është futur botës së muzikës.
Ish-banorja e BBV ka publikuar këngën e saj të parë, një bashkëpunim me këngëtaren Arinda Gjoni.
Beniada kishte paralajmëruar më herët këtë hap të ri të saj, ku tregoi se do vijë në bashkëpunim dhe se do jetë një këngë që flet për dashurinë.
Asokohe, modelja theksoi se ky projekt nuk është fillimi i një karriere në muzikë, por thjesht është një eksperiencë e bukur që po bën me shoqen e saj.
“Nuk jam këngëtare, nuk do bëhem, thjesht do jetë një eksperiencë e bukur me shoqen time të ngushtë”, tha Beniada.