E dashura e tij feston ditëlindjen, Robert Berisha i bën urimin e veçantë. Ja çfarë shkruan këngëtari
Këngëtari Robert Berisha, i ka bërë një urim të veçantë të dashurës së tij, Anna Skrel, e cila sot feston ditëlindjen.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Roberti i ka uruar partneres së tij një ditëlindje të mrekullueshme, ndërsa e ka cilësuar atë një person special.
“Të uroj një ditëlindje të mrekullueshme dhe speciale siç je vet ti”, shkroi Roberti në postimin e tij duke publikuar edhe një fotografi të bukuroshes nga Ulqini.
Kujtojmë se Roberti dhe Anna Skrel kanë disa kohë që janë duke shijuar romancën e tyre.
Lidhja e tyre vjen pas ndarjes prej më shumë se një viti e Robertit nga modelja Laureta Maqedonci. Ata kanë qenë bashkë për disa muaj, por më pas u ndanë.
Po ashtu, Roberti ka qenë i martuar për shumë vite me këngëtaren Nora Istrefi, me të cilën ka edhe një vajzë, Rene.