PAMJET/ “Manushaqe”, “Ec - Ec", “Lule Lule” - Këngët arbëreshe ndezin 100 mijë spektatorët në bregdetin e Salentos
Mbi 100 mijë spektatorë në një nga panoramat më të bukura të bregdetit të Salentos shijuan e kërcyen nën ritmin e këngëve arbëreshe: "Ec e c'è", “Manushaqe” e “Lule - Lule”.
Tre këngët qenë pjesë e natës finale të Festivalit më të rëndësishëm të muzikës folkloristike italiane që prej tre dekadash zhvillohet në komunën e Melpignano të Leçes.
Tinguj nga instrumentet më antike muzikore, këngë e valle shekullore që i këndojnë jetës, tokës, produkteve të kopshteve e prodhimeve të stinës, mallit, dashurisë, familjes e atdheut bashkojnë çdo vit në Salento, dhjetëra mijëra turistë e të apasionuar të muzikës popullore nga e gjithë bota.

“Nata e Tarantës” emër i marrë nga taranta e picika, kjo valle unike e karakteristike e zonës, udhëton në sheshe e qyteza deri në natën finale të zhvilluar pak orë më parë me performancën unike të valltarëve e këngëtarëve më të mirë të muzikës folk të jugut të Italisë mes të cilëve dhe pakicat etnike si arbëreshe e grekët.
Ritëm e tinguj që ushtojnë deri në ekstazë e që evokojnë melodinë e Tarantës e Picika.
Legjenda thotë se ky kërcim lindi si kura më e mirë terapeutike për t'u shëruar nga pickimi i Tarantolës, merimagës helmuese që sëmurte punëtorët e linte fushat pa mbjellë.

Për herë të parë në skenën e Melpignanos u këndua kënga arbëreshe "Manushaqe" e cila iu bashkua repertorit të dy këngëve të tjera “Lule Lule” e “Ec, Ec”, interpretuar nga artisti Salvatore Galeanda.
Mbi 100 mijë spektatorë kënduan e kërcyen shqip mes vargjesh:
“E lule-lu
E lule-lule, mace-mace
E un prer ty
E u për ty dal pak
E dale pak
E dale pak
E dale pak a është e vërtetë”
Edicion i i sivjetshëm i “Natës së Tarantës” solli në skenë fituesen e “Sanremo 2024”, Angelina Mango, këngëtarët Gaia e Gioelier e Ste - këngëtaren napoletane me origjinë nigeriane mjaft popullore në rrjetet sociale.
Radio Televizioni Publik Italian e transmetoi live në kanalin e tij të tretë, Rai 3.


