Joga të ndryshon shëndetin dhe jetën, Murati: Praktikimi i jogës menaxhon Stresin
Kjo është një ndër mënyrat ,ë të mira për të larguar stresin dhe ngarkesat e përditshme.
Klodian Murati instruktor Joge thotë se joga është bërë një oaz i qetësisë dhe përmirësimit të shëndetit për shumë njerëz.
‘’Joga është e kompozuar aq e bukur sa që i përshtatet kujtdo. Nëse e praktikon për 1 muaj rresht në mënyrë të rregullt, magjia e saj të bënë që ti të mos i ndahesh më’’.
Murati thotë se nga eksperiencat e kursantëve ka mësuar se se praktika e jogen mund të ketë efekte thelbësore jo vetëm në shëndetin fizik, por edhe në aspektin emocional të individëve.
Instruktori thotë praktikimi i rregullt i jogen mund të reduktojë tensionin e muskujve, të forcojë strukturat kockore dhe të rregullojë qarkullimin e gjakut.
Sipas tij kjo mund të çojë në zvogëlimin e dhimbjeve të përgjithshme trupore.
Përmes jogës ju mund të zvogëloni stresit dhe ankthit, duke sjellë qetësi dhe qartësi mendore.
Për shumë praktikues, joga nuk është vetëm një mënyrë për të ushtruar trupin, por një udhëheqës që i ndihmon ata të gjejnë veten ndaj dhe instruktori ka një mesazh
Nga rritja e vetëdijes së trupit deri te menaxhimi i stresit, joga ofron një rrugë të fuqishme drejt një jetëje të shëndetshme dhe të qetë.
