Arrestohet 22-vjeçarja në Tiranë, përplasi me “Benz” adoleshentin në vijat e bardha
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Gusht 2024, 13:02

(Foto ilustruese nga Google) - Rruga “Shefqet Musaraj”
Një aksidenti automobilistik është regjistruar në Tiranë, ku një adoleshent është përplasur nga makina duke kaluar në vijat e bardha.
Autoritetet policore raportojnë se shtetasja E. F., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, nga bulevardi “Gjergj Fishta”, me drejtim me rrugën “Shefqet Musaraj”, në vendkalimin e këmbësorëve, ka aksidentuar shtetasin T. M., 18 vjeç,.
Këmbësori është dërguar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërsa shoferja 22-vjeçare është arrestuar nga blutë e kryeqytetit.

