Me VIDEO/ Prita me armë në Krye-Bushat, ja çfarë ka mbetur në vendngjarje nga "beteja"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Gusht 2024, 21:55
"Ora News" ka siguruar pamjet nga ngjarja në Vaun e Dejës, ku u qëllua me armë në drejtim të një makine.
Siç duket edhe në video, policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e autorit.
“Rreth orës 18:55, në fshatin Rrenxa, Bushat, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njoftoi policia.

