PRITJES SË ËMBËL I VJEN FUNDI/ Hailey dhe Justin Bieber bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë emrin e fëmijës. (PAMJET)

Justin dhe Hailey Bieber janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë këngëtari nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Justin Bieber ka publikuar një foto të këmbës së vogëlushit të tij, ku në mbishkrimin e këtij postimi zbulon edhe emrin që çifit i kanë vënë.

“Mirë se erdhe në shtëpi Jack Blues Bieber”, ka shkruar këngëtari. Po ashtu edhe Hailey Bieber ripostoi foton në një histori në llogarinë e saj.

PRITJES SË ËMBËL I VJEN FUNDI/ Hailey dhe Justin Bieber

Çifti njoftoi lajmin e lumtur të shtatzënisë së Hailey Bieber në Instagram në fillim të majit, duke shpërndarë një video dhe foto nga një sesion fotografik profesional në të cilin ata duket se kanë rinovuar betimet e dasmës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber)