Plumba mbi "Audin" e blinduar në Shkodër, dy benza tip "S" largohen me shpejtësi

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër, pikërisht në zonën e Bushatit, ku disa persona që lëviznin me automjete të blinduara dhe të armatosur kanë qëlluar në drejtim të disa personave të tjerë.

Sipas burimeve të policisë Shkodër në vendin e ngjarjes ka mbetur një makinë tip “Audi” i blinduar ngjyre e zezë, ndërsa dy automjete Mercedes S të blinduar janë larguar.

Makina ”Audi” ka qenë e parkuar dhe nuk ka pasur asnjë person në brendësi ku është qëlluar.

Deri në këtë fazë nuk dihet se kush nga personat është përfshirë në këtë përplasje me armë, por ka të dhënë dhe indicie të forta se ngjarja është kryer nga anëtarë të një grupimi kriminal në Shkodër.

Policia dhe një prokuror i gatshëm i Shkodrës ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetimet, për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje ku janë implikuar anëtarë të grupit kriminal.