NJË DITË MUND TË RINGJALLEN! Kompania gjermane ngrin trupat e të vdekurve në -190 gradë C

“Një ditë mund të ringjallen”, një laboratorët në Gjermani, mban në frigorifer trupat e të vdekurve në -190 gradë C. Duket si film fantastiko-shkencor, por kjo është edhe dëshira e familjarëve të cilët shpresojnë se në të ardhmen teknologjia do avancoj për ti rikthyer në jetë.

Pamjet nga kjo kompania Gjermane “Tomorow Bio” duken krejtësisht të zakonshme nga jashtë, por këto frigoriferë brenda saj, të sjellin në vëmendje filmat fantastiko-shkencor.

Këtu mbahen trupat e ngrirë të personave të vdekur, të dashurit e të cilëve shpresojnë se teknologjia një ditë do të avancojë mjaftueshëm për t’i ringjallur.

Për 222 mijë dollarë (plus një tarifë mujore prej 55 dollarë), kompania do të ngrijë trupin duke përdorur teknologji të sofistikuar. Ndërsa ruajtja e trurit në të njëjtat kushte, kushton rreth 83 mijë dollarë.

Kompania me bazë në Berlin pretendon se deri më tani ka ngrirë gjashtë të vdekur dhe pesë kafshë shtëpiake, ndërsa ata kanë një listë pritjeje prej 650 emrash.

Procesi i kriopservimit fillon pasi pacienti shpallet ligjërisht i vdekur.

Trupat transportohen në mjete të pajisura posaçërisht që funksionojnë si “dhoma të lëvizshme kirurgjikale”.

Lëngu i trupit zëvendësohet me një substancë që i ngjan antifrizit, për të parandaluar dëmtimin e pakthyeshëm të indeve nga i ftohti. Temperatura bie në -190 gradë Celsius, për më shumë se një javë, përpara se trupi të ruhet në një dhomë të gjatë çeliku që mbushet çdo javë me azot të lëngshëm.

Kompania ka qendra në të gjithë Evropën, duke përfshirë Berlinin, Zyrihun, Amsterdamin, si dhe një në New York.