VIDEO/ “Espresso” e Sabrina Carpenter shpallet “KËNGA E VERËS 2024”
Nuk ka asnjë metrikë zyrtare për të përcaktuar këngën e verës, megjithatë e dëgjon kudo: në bare, radio, koncerte dhe plazhe. Muajt e fundit kjo është është muzika që ka mbretëruar.
“Espresso” e Sabrina Carpenter vlerësohet nga kritikët si himni i kësaj vere, ndërsa vetë artistja ka treguar për revistën “Vouge” se ka ndjerë “atmosferë plazhi” që herën e parë që e ka dëgjuar.
E publikuar më 11 prill, kënga pati mundësinë të mirëpritet nga publiku para se të niste sezoni.
Ajo arriti pozitën e saj kulmore të numrit 3 në ‘Billboard Hot 100’ më 22 qershor; dhe Mbretërinë e Bashkuar kaloi pesë javë jo të njëpasnjëshme në vendin e parë midis 5 majit dhe 21 korrikut.
Nisi të kthehej në një obsesion në mediat sociale, ku përdoruesit e përdorën këngën dhe e risollën në shumë mënyra në adresat e tyre.
Ndërsa, në një koncert në Las Vegas, më 19 maj, ylli i popit Adele i pohoi audiencës simpatinë për ‘Espreso’ duke argumentuar se gjen veten në pjesë të tekstit ku thuhet ‘Punoj vonë se jam këngëtare’
Në tërësi, kënga varet nga ideja se partneri i artistes Sabrina Carpenter vuan nga pagjumësia, sepse ai është shumë i magjepsur pas saj.
Për këtë arsye, në video ajo shfaqet lozonjare, duke marrë një kartë krediti që i përket një burri që sapo ka rënë nga një varkë e shpejtë.
Më pas duke shijuar një ditë të këndshme në plazh teksa burra të tjerë i bëjnë freski me gjethe palme.


