USAID-i mbështet Kosovën me 34.5 milionë dollarë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe USAID nënshkruan sot marrëveshjen e grantit në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh. Marrëveshja e grantit në vlerën e 35.5 milionë dollarëve mbështet objektivat zhvillimore në Kosovë.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ndërsa ka treguar rëndësinë e këtij projekti që përfiton Kosova, shtoi se SHBA kanë qenë dhe mbeten një partner i përkushtuar dhe i palëkundur i popullit të Kosovës në këtë drejtim.
Osmani po ashtu tha se krahas mbështetjes financiare, populli amerikan ndër vite ka treguar një partneritet të vazhdueshëm të ndërtuar mbi vlera, siç tha ajo, “një partneritet i ndërtuar në besim të ndërsjellë, besim në një Kosovë që në çdo vendim të saj në qendër të vëmendjes ka popullin e saj”.
Ndërsa, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se kjo do ta ndihmojë Kosovën të integrohet më tej në tregjet evropiane dhe ta afrojë vendin më pranë institucioneve euroatlantike si Bashkimi Evropian.
Ai theksoi edhe ndihmën e SHBA ndër vite. Siç tha ai, kanë kaluar 25 vjet që kur SHBA kanë filluar për herë të parë të ofrojnë këtë lloj ndihme për popullin e Kosovës, dhe në atë kohë, janë dhënë më shumë se një miliard dollarë amerikanë për të mbështetur popullin kosovar.
Amendamenti nr. 06 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore utë nënshkrua nga Presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga Mary Elieen Devitt, në emër të USAID.
