Osmani takim me ndihmëssekretarin për Çështje Politike të NATO-s
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Gusht 2024, 13:50
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të martën ndihmëssekretarin e përgjithshëm për Çështje Politike dhe Politikë të Sigurisë të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge.
Sipas njoftimit nga zyra e presidencës, pas takimit nuk do të ketë deklarime për media.
Pas takimit me ndihmëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge, presidentja Osmani tha se i ritheksoi mirënjohjen e Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, si dhe përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO.
“Kosova është e gatshme që t’i kontribuojë unitetit transatlantik në mbrojtje të vlerave të përbashkëta të paqes, demokracisë e lirisë”, tha Osmani. /KosovaPress/

