“THYEN” KUFIJTË! “KEIT Day Hospital” në fokusin e medies italiane “Corriere Della Sera”-s

KEIT Day Hospital, spitali ditor i parë ditor mbi kirurgjinë estetike, ka qenë sërish në fokusin e mediave italiane.

Bëhet fjalë për gazetën më të madhe në Itali, “Corriere della Sera”, e cila e ka evidentuar “KEIT” me në krye Dr. Skerdilajd Faria si një sipërmarrje e suksesshme jashtë kufijve të Shqipërisë.

"Me një sipërfaqe mbi 2,000 metër katrorë, dhe ambiente të cilat ngjasojnë me një anije kozmike, KEIT kryen rreth 4000 operacione në vit vit ku ndër më të kërkuarat janë operacioni i hundës dhe ai i gjoksit" - shkruan e përditshmja italiane.

Nuk janë vetëm pacientët, por KEIT mbledh rreth vetes edhe kirurgët më të mirë italianë, fakt ky që tregon për besimin që ata kanë për këtë spital.

Numri i kirurgëve italianë që punojnë në KEIT është 28 nga 30 kirurgë që KEIT disponon thekson “Corriere della Sera” në artikullin e saj.

Nuk është hera e parë që KEIT tërheq vëmendjen e mediave italiane. Enrico Lucci në emisionin “Nemo Nessuno Escluso” të Rai 2 në vitin 2017 do ta cilësonte KEIT si “klinika e perfeksionit”.

Ndërkohë që në vitin 2019, Lorella Kukarini në emisionin “La Vita in Diretta” i kushtoi vëmendje standardit të lartë të kirurgjisë estetike në KEIT me çmime mjaft ekonomike krahasuar me Italinë.

Edhe këtë vit Paolo del Debbio me emisionin “Dritto e Rovescio” në “Rete 4” dhe Davide Parenzo në emisionin “L’aria che tira” e kanë prezantuar KEIT si një kompani lider në sektorin e kirurgjisë estetike.

Po ashtu dhe mjaft gazeta të tjera të rëndësishme si “Il Tempo”, “La Gazzeta del Mezzogiorno”, “Roma Today”, “La Gazzeta del Sud”, etj., kanë shkruar për KEIT duke e renditur si një kompani që konkurron në nivele evropiane.