VIDEO/ Rama promovon pastrimin e zonave që mbrohen si parqe kombëtare apo natyrore

Në një kohë që vendi nuk po gjen qetësi, ku ngjarjet e rënda kriminale pasojnë njëra-tjetrën orë pas ore, dhe deri tani nuk ka asnjë të arrestuar, kryeministri Edi Rama ka kohë për të promovuar Shqipërinë turistike dhe mbrojtjen e mjedisit.

Në ditën ndërkombëtare të maleve të pastra, Rama i ka drejtuar një apel qytetarëve për t’iu bashkuar nismës 10 parqe në 10 ditë.

“Mirëmëngjes dhe me ftesën për t’iu bashkuar nismës “10 parqe në 10 ditë” nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, si një kontribut i gjithsecilit për pastrimin e zonave që mbrohen si parqe kombëtare apo natyrore, e sigurisht për të shijuar dhe promovuar edhe më tej Shqipërinë tonë nga Alpet e veriut deri në Llogara, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social.