Skandali i pe*dofilisë nga Huw Edwards përfshin edhe vetë gjigantin mediatik në Britani
Figura publike Huw Edwards i “BBC News”, i cili u arrestua në nëntor 2023 si pasojë e marrjes së 41 fotove të papërshtatshme nga minorene të moshës prej 7 vjeç, paguhej nga korporata edhe gjatë arrestimit të tij, me shuma që arrinin deri në 200 mijë paundë në vit.
Veprimi ka ngjallur pikëpyetje, ndërsa mediet britanike ngrenë pyetje për gjykimin dhe protokollin e BBC-së në lidhje me sjelljen e turpshme të punonjësve.
Fotot ilegale mendohet të jenë çuar nga një djalë 17-vjeçar, i cili paguhej nga Edwards me më shumë se 35 mijë pound që nga viti 2020.
Prindërit e të riut thanë se një ankesë e bërë në “BBC” u injorua në maj të vitit të kaluar.
Media pranoi këtë fakt, por shefi i BBC-së, Tim Davie, tha në atë moment se nuk kishte “dyshim për kriminalitet”.
“BBC” tha se kishte marrë “akuza të reja” më 6 korrik dhe ishte hera e parë që drejtori i përgjithshëm “u njoftua” dhe pezulloi prezantuesin 3 ditë më pas.
Pas pranimit të fajit, “BBC” kërkoi kthimin e pagesave të bëra gjatë pezullimit të tij.
Kryetari i Korporatës, Samir Shah, deklaroi se ata do të vepronin për të rikthyer integritetin pasi të njoftoheshin për akuzat.
Shah pohoi: “Po të ishte i sinqertë në momentin kur u pyet nga BBC për arsyen e arrestimit të tij, ne kurrë nuk do të kishim vazhduar ta paguanim.”
Bordi i “BBC”-së tani po fokusohet në korrigjimin e veprimeve për të parandaluar rishfaqjen e dukurive të tilla.
Edwards planifikohet të kthehet në gjykatë këtë vit, ndërkohë që hetimet vazhdojnë zbardhjen e çështjes dhe gjithë të përfshirëve.


