Bisedimet e shtynë, nuk ndalen sulmet në Gaza, 11 të vdekur dhe shumë të plagosur gjatë natës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Gusht 2024, 08:09
Të paktën 11 persona kanë vdekur në një seri sulmesh ajrore izraelite gjatë natës në Rripin e Gazës, të cilat lanë gjithashtu shumë të plagosur.
Nga ana tjetër autoritetet japin alarmin se numri i viktimave mund të përkeqësohet, sipas asaj që shkruan agjencia palestineze Wafa.
Wafa raporton të paktën 10 viktima në një sulm luftarak izraelit që goditi “çadrat që strehonin njerëz të zhvendosur” në qytetin Al-Zawaida, në pjesën qendrore të Rripit.
Po ashtu, Lagjja Sheikh Radwan e qytetit të Gazës u godit gjithashtu, ku një ndërtesë banimi u godit me të paktën një vdekje të konfirmuar.

