LAJMI I FUNDIT/ Furgoni i pasagjerëve përplaset me kamionin në Pogradec, dëmtohen 2 persona

Në aksin rrugor “Kalivaç-Pogradec”, mëngjesin e sotëm, automjeti tip “Benz”, furgon pasagjerësh me drejtues shtetasin A. H., është  përplasur me një kamion me drejtues shtetasin E. H.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë, shtetasit S. S,  dhe H. S.,  pasagjerë në furgon, të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rethanava dhe  shkakut të aksidentit.