Aksident në aksin Plepa-Rrogozhinë, tentoi të devijonte makinën tjetër, plagoset njëri prej drejtuesve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Gusht 2024, 23:41
Një aksident ka ndodhur rreth orës 21:45 në aksin Plepa-Rrogozhinë, konkretisht në Qerret të Kavajës.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, një BMW dhe një Toyota. Sipas informacioneve, mjeti BMW ka humbur kontrollin, ndërsa Toyota ka devijuar për të shmangur përplasjen, duke u rrotulluar disa herë.
Si pasojë, shoferi i Toyotës është transportuar në Spitalin e Kavajës, ku ka marrë dëmtime të lehta. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen procedurat hetimore.

