Itali/ Gëlltiti kanabis, foshnja 10 muajshe përfundon në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Gusht 2024, 22:08
Një foshnje 10 muajshe në Itali ka përfunduar në spital pasi ka gëlltitur kanabis. Ngjarja ka ndodhur në Palermo.
Mbrëmjen e së enjtes, pasi u sëmur, djali i vogël u dërgua në urgjencën pediatrike nga prindërit e tij.
I shtruar në spital për vëzhgim, fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për ngjarjen.