Vazhdojnë edhe sot negociatat për armëpushim në Rripin e Gazës, pretendimet e palëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Gusht 2024, 09:23
Vazhdojnë sot në Doha bisedimet për një armëpushim në Rripin e Gazës.
Burimet në Katar flasin për “progres” në negociatat, në dritën e të cilave kryeministri Al Thani thuhet se i ka thënë Iranit që “të shqyrtojë me kujdes nëse ia vlen të sulmohet Izraeli” tani.
Hamasi thotë se një armëpushim duhet të përfshijë tërheqjen “e plotë” të forcave izraelite. Ndërmjetësuesit ushtarakë të shtetit hebre e këshillojnë Netanyahun të jetë “fleksibël”. Sakaq, Trump thotë se ai e këshilloi atë që “të marrë fitoren shpejt” sepse “vrasja duhet të ndalet”.
