VIDEO/ Larne-Ballkani, Hamidi tund rrjetën për kampionët e Kosovës, rihapet kualifikimi

Ballkani luan sot në Irlandën e Veriut ndeshjen e kthimit të vlefshme për turin e tretë të Ligës së Konferencës.

Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja humbi ndeshjen e parë në fushën e vet me shifrat 1-0, ndërsa sot pas pjesës së parë kryeson në transfertë 0-1 duke hapur llogaritë e kualifikimit.

Për skuadrën e Ilir Dajës realizoi Hamidi në minutën e 45-të falë një 11-metërshi.

GOLI I HAMIDIT (VIDEO)