450 mijë dollarë, apartament dhe bileta të përjetshme për medalistin e Olimpiadës
Carlos Yulo është pritur si hero pas dy medaljeve të arta të fituara në “Paris 2024”.
Gjimnasti filipinas, i cili u shpall kampion në dyshme dhe kaluç, ka përfituar shpërblime të mëdha në vendin e tij.
Pas rikthimit në Manila, presidenti i vendit, Ferdinand Marcos Junior, u dha të gjithë olimpistëve nga një milion pesos (17,500 dollarë).
Ndërsa gjimnasti Yulo ishte i vetmi që mori 20 milionë pesos (350,000 dollarë) për dy medalje arit.
Gjithashtu mori dhe 100,000 dollarë të tjera nga Dhoma e Përfaqësuesve.
Por këto nuk ishin shpërblimet e vetme për 24-vjeçarin, pasi ai mori gjithashtu një apartament, ndërsa dy transportues kryesorë në vend i premtuan bileta ajrore falas për gjithë jetën.
Gjimnasti mori gjithashtu mori produkte të ndryshme kozmetike, ushqime falas, ëmbëlsira, ekzaminime mjekësore etj.
Një platformë lokale e transmetimit i dha atij abonim falas të përjetshme në të gjithë përmbajtjen.
Filipinet fituan gjithsej 4 medalje në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, dy të arta nga Carlos Yulo dhe dy medalje bronzi.
