Aksident në Pogradec, makina përplas motorin me targa italiane

Një aksident është regjistustruar në afërsi të kishës se re në Pogradec pak minuta më parë. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një automjet ka goditur nga pas një motomjet me targa italiane.

Drejtuesi i motomjetit me shtetasi italiane nuk ka pësuar dëmtime.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e plota te aksidentit i cili rezulton vetëm me dëme materiale.