100 MILIONË DOLLARË/ Trump paralajmëron padi kundër Departamentit Drejtësisë për persekutim politik

Ish-presidenti amerikan Donald Trump kërkon 100 milionë dollarë dëmshpërblim nga Departamenti i Drejtësisë, pasi e akuzon për persekutim politik. Avokati i tij pretendon se kontrollin në banesën e republikanit në Florida, dy vite më parë, ishte shkelje e privatësisë dhe i dëmtoi reputacionin

Avokatët e Donald Trump kanë paralajmëruar një padi kundër Departamentit të Drejtësisë Amerikane, duke ngritur akuza për ‘persekutim politik’.

Ata pretendojnë se bastisja e vitit 2022 në pronën e republikanit në Mar-a-Lago-Florida ishte e papërshtatshme dhe dëmtoi reputacionin e tij.

Bëhet fjalë për kërkimin federal gjatë të cilit u zbuluan dokumente të klasifikuara, të fshehura në vende të pasigurta rreth vilës dhe resortit të gjerë.

Avokati mbrojtës, Daniel Epstein u shpreh se veprimet ligjore që ishin pjesë e një hetimi të FBI- së ishin bërë me qëllim për t'u përfshirë në persekutim politik dhe shkelnin ligjet e privatësisë në Florida, teksa të kërkojnë 100 milionë dollarë dëmshpërblim.

Theksoi se kishte prova të qarta se FBI nuk arriti të ndiqte protokollin dhe kjo sipas tij tregon se kishte një qëllim të pahijshëm.

Hetimi pasoi 37 akuza për krime kundër ish presidentit të SHBA, 31 që kishin të bënin me mbajtjen e qëllimshme të informacionit të mbrojtjes kombëtare.

Trump u deklarua i pafajshëm për të gjitha pikat, ndërsa akuzat u hodhën poshtë muajin e kaluar pasi kryetarja e trupit gjykues vendosi që Jack Smith, këshilltari special që mbikëqyr çështjen, ishte emëruar dhe financuar në mënyrë të paligjshme.

Epstein shtoi se politikani 78 vjecar nuk po ngrihet për veten, por në mbrojtje të të gjithë amerikanëve që besojnë në sundimin e ligjit dhe ndëshkimin e qeverisë kur bën keq.

Departamenti i Drejtësisë ka 180 ditë për t'iu përgjigjur njoftimit dhe për të arritur një zgjidhje, në të kundërt çështja mund të kalojë në Gjykatën Federale në Florida.