EMRI+VIDEO/ Shpërthim me eksploziv në tarracën e një lokali në Velipojë, zbardhet ngjarja, arrestohet nipi i Gjon Gjekës. I “forti” i Shkodrës u vra në 2013-ën

Si rezultat i aplikimit të metodave proaktive, zbardhet ngjarja e ndodhur në fshatin Rrjoll, ku iu vendos lëndë eksplozive lokalit në pronësi të shtetasit A. D..

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar të vendosjes së lëndës eksplozive.

28-vjeçari i arrestuar, Erison Gjeka, rezulton te jete nje person me precedent të theksuar kriminal në fushat e krimeve kundër personit.

E ndersa vijon intensivisht puna për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të kësaj ngjarjeje, mesohet se Erison Gjeka eshte dhe nip i Gjon Gjekës, i njohur si i forti i trazirave të vitit 1997-98. 

Kujtojmë se Erison Gjeka është plagosur me armë katër vite më parë.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit dhe Pronës të DVP Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i informacioneve të siguruara dhe aplikimit të metodave proaktive, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 30.07.2024, në fshatin Rrjoll, Velipojë.

Gjithashtu, bënë të mundur identifikimi, kapjen dhe ndalimin e shtetasit Erison Gjeka, 28 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se 28-vjeçari, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, më datë 30.07.2024, në fshatin Rrjoll, kanë hedhur një sasi lënde eksplozive në tarracën e një lokali (bar dhe restorant) në pronësi të shtetasit A. D., duke shkatuar dëme materiale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna intensive për identifikimin e autorit tjetër të kësaj ngjarjeje, si dhe të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Kush është Gjon Gjeka?

EMRI+VIDEO/ Shpërthim me eksploziv në tarracën e një lokali

Gjon Gjeka u ekzekutua në shkurt te vitit 2213 pranë shtëpisë së tij, në momentin që po futej në makinë.

Xhaxhai i tij, asokohe vetëm 50-vjeçari ishte tejet i njohur si misionar për pajtimin e gjaqeve në zonën e Veriut.

Por Gjeka ka pasur edhe probleme me drejtësinë. Ai është ndaluar tre herë nga Policia, pasi dyshohej si një prej personave që kishin grabitur degën e Thesarit në vitin 1997. Gjeka më pas ishte ndaluar edhe për armëmbajtje pa leje dhe mashtrimin e një biznesmeni. Por nga të treja akuzat ka dalë i pafajshëm.

Por përveç pajtimit të gjaqeve, Gjoka njihej edhe sinjë prej “të fortëve” të qytetit të Shkodrës. Gjoka u vra nga dy persona me motor, të cilët i kishin bërë pritë në hyrje të pallatit në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Thive”. Ai u qëllua tri herë në gjoks dhe ndërroi jetë në vend, ndërkohë që autorët nuk janë kapur as sot. 

Gjon Gjeka prej rreth dy dekadave njihej në zonën e Shkodrës si “zoti” i Bardhajve. Fshati i njohur për emrat e të “fortëve”.