Bilanci i turizmit në Shqipëri, Topuzi: Risi linjat low-cost, sezoni pozitiv krahasuar me rajonin
Kreu i shoqatës së hoteleri-turizmit, Zak Topuzi në një intervistë në Ora News u shpreh se sezoni turistik në Shqipëri ka qenë pozitiv në krahsaim me rajonin dhe se risia ishin linjat low cost.
Topuzi: Sigurisht që ka një situatë pozitive.
Ka një rritje të numrit të lëvizjeve me gati 30%.
Por po ta reflektosh në numër turistësh ka pasur një lëvizje më të madhe gjatë 4 mujorit të parë ku përgjithësisht janë shfytëzuar qytetet si Tirana apo Durrësi për të shfrytëzuar linjat low cost që pati vënë Shqipëria, dhe kjo ishtë ndoshta një nga risitë më të mëdha por u pa që gjatë muajit qershor dhe fillimit të korrikut pati një stepje ndaj turizmit të rërës dhe të detit.
Përgjithësisht pati një rënie diku 25-30%.
Sezoni deri tani ka qenë një sezon pozitiv krahasuar me rajonin.
Të mos harrojmë se Ballkani edhe Mesdheu kanë pasur probleme në këtë vit me turizmin.
