E bleu nga Tottenham, Milani zyrtarizon futbollistin brazilian

Emerson Rojal është një futbollist i Milanit.

Më në fund ka ardhur edhe zyrtarizimi i transferimit të futbollistit brazilian nga radhët e Totenhem.

Negociatat mes palëve vazhdonin prej kohësh, por vetëm sot pasdite është bërë zyrtare firma në kontratën e futbollistit, i cili ka nënshkruar për katër edicionet e ardhshme, me të drejtën e zgjatjes së marrëveshjes për një tjetër edicion.

Milani bëri të ditur se ka blerë kartonin e futbollistit nga Totenhem, klub në të cilin ai luante që nga vitit 2021.

Më parë, në karrierën e tij mbrojtësi brazilian kishte luajtur me Ponte Preta dhe Atletiko Mineiro në Brazil, si dhe Sevilja e Barcelona në Spanjë.

Futbollisti do të mbajë fanellën me numrin 22 te Milani.